Gjatë një deklarate për mediat, kryeministri Edi Rama largoi dhunshëm dje gazetaren e Fax News, Edona Haklaj duke dhënë një shfaqje të shëmtuar. Por, duket se halli i kreut të qeverisë nuk ka qenë shqetësimi i tij për situatën e pandemisë, por ndoshta të dhuronte “show” për të tërhequr vëmendjen e publikut, ose e kishte me vetë gazetaren ose me logon e televizionit.
Këtë gjë na e vërteton dita e sotme ku kryeministri ishte për vizitë në Elbasan me rastin e Ditës së Verës.
Siç duket dhe nga pamjet e mëposhtme kryesocialisti u shfaq gjatë takimeve pa maske, po ashtu dhe shoqëruesit e tij, deputeti Taulant Balla dhe ministrja Evis Kushi, por nuk tentoi aspak t’iu thoshte gjë për maskën e aq më tepër t’i largonte dhunshëm.
(R.G/Faxweb.al)