Në vendin e ngjarjes në Xhaminë Dine Hoxha te Rruga e Kavajës ka mbërritur shefi i antiterrorit Gledis Nano pasi ngjarja ka ndodhur në vend kulti dhe në situata të tilla ka edhe përfshirje të antiterrorit në hetime.
Ka dyshime të forta se Nikolli është person me probleme të shëndetit mendor. Gjatë shoqërimit por edhe në DVPT ka shfaqur shenja të theksuara me veprimet dhe artikulimet e pallogjikshme.
Njëri nga personat e plagosur është menaxheri i xhamisë, dhe ndër personat me dëmtime më serioze ndërsa është futur në operacion pasi ka marrë dëmtime në shpinë nga mjeti prerës.
Personat e tjerë kanë marrë dëmtime në kofshë dhe kurriz por që nuk iu rrezikojnë jetë dhe pritet që pas ndihmës mjekësore, të lënë pas disa orësh ambientet e spitalit
(E.H/Faxweb.al)