Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka reaguar ashpër ndaj autoriteteve pasi gruaja e të ndjerit Endri Mustafa u detyrua sipas tij të dilte në dy konferenca për shtyp për të justifkuar vrasësit e të shoqit.
Për Hoxhen kjo nuk është thjeshtë e turpshme por është ulëritëse sesi bashkëshortja e Endri Mustafës, ende pa ju tharë lotët për humbjen e burrit detyrohet të dalë jo ne nje por ne dy deklarata.
Kritika e Artan Hoxhës vazhdon më tej, teksa ai thotë se pasi te rrembejne ndersa je në kerkim nga policia, të torturojne, të masakrojne, ta flakin kufomen si qen i ngordhur në Livadhe, të lene femijet jetime, të nxjerrin dhe bashkeshorten të mbaje konference shtypi pa iu thare ende lotet.
Së fundmi, Artan Hoxha i bën thirrje Prokurorit të Përgjithshëm dhe Drejtorit të Policisë së Shtetit që të marrin menjëherë nen mbrojtje dhe ti ofrojne siguri të plote familjes se Endri Mustafes, në menyre qe të mos mbetet peng e krimineleve te paprekshem prej vitesh në Shkoder.
“Kjo qe ka ndodhur sot ne Shkoder me bashkeshorten e të vrarit Endri Mustafa, as nuk eshte pare dhe as eshte degjuar ndonjehere.
Pa u mbushur ende 24 ore nga zbulimi i kufomes se masakruar të burrit në periferi te qytetit, nena e tre femijeve tashme te mbetur jetime, u detyrua të jap jo nje, por dy konferenca shtypi.
Kjo nuk eshte e turpshme, kjo eshte uleritese. Pasi te rrembejne ndersa je në kerkim nga policia, të torturojne, të masakrojne, ta flakin kufomen si qen i ngordhur në Livadhe, të lene femijet jetime, të nxjerrin dhe bashkeshorten të mbaje konference shtypi pa iu thare ende lotet…
Pamja e terrorizuar e bashkeshortes se Endri Mustafes, ndersa perpiqej të justifikonte para mediave vrasesit e te shoqit, eshte fytyra e vertete e sigurise në qytetin e Shkodres tashme të marre peng nga krimi i organizuar…
Në keto kushte, qe kjo grua e mbetur me tre femije jetime, të mos detyrohet të jap nje konference të trete shtypi për ndonje tjeter grup kriminal në Shkoder, duhet qe në menyre urgjente dhe te menjehershme,
Prokurori i Pergjithshem i Republikes dhe Drejtori i pergjithshem i Policise se Shtetit, të marrin nen mbrojtje dhe ti ofrojne siguri të plote familjes se Endri Mustafes, në menyre qe të mos mbetet peng e krimineleve te paprekshem prej vitesh në Shkoder…” shkruan Hoxha.
(E.H/Faxweb.al)