Shumica e smartfonëve të ditëve të sotme vinë me funksionin e karikimit të shpejtë. Ndryshe nga vitet e kaluara, nuk kemi nevojë të presim me orë të tëra përpara se bateritë e pajisjeve tona të jenë në 100%.
Prodhuesit sot shesin pajisje që karikohen në gjysmë ore. Por çfarë është teknologjia e karikimit të shpejtë? Si funksion?
Çfarë është karikimi i shpejtë?
Siç sugjeron edhe emërtimi, është një funksionalitet që mundëson karikimi e shpejtë të pajisjes krahasuar me një pajisje normale. Gjatë këtij procesi numri i “vat” që hyjnë në pajisje rritet.
Një smartfon i thjeshtë karikon mes 2.5 deri në 6W me portën USB. Karikuesit e shpejtë e rrisin këtë kapacitet me 10 herë deri në 120W në disa telefonë. Jo të gjithë telefonët mbështetin këtë teknologji, dhe jo të gjithë kanë një karikues të shpejtë.
Ju duhet telefoni që mbështet teknologjinë dhe karikuesi për të përfituar nga shpejtësisë e larta të karikimit. Nëse përdorni një karikues të shpejtë me një telefon që nuk e mbështet, nuk ka për të funksionuar. E njëjta vlen me një karikues normal por me një pajisje që ka teknologjinë e karikimit të shpejtë.
Si funksionon?
Energjia është produkt i rrymës në amper dhe voltazhit në volt. Rritja e rrymës ose voltazhit, rrit edhe energjinë që hyn në pajisje. Në teknologjitë e karikimit të shpejtë, ose rryma ose voltazhi rriten.
Kur rritet voltazhi, pajisje nxehet më shpejtë ndërsa me rritjen e rrymës nevojiten kabllo më të trashë. Kompanitë kanë teknika të ndryshme të karikimit të shpejtë. Disa prej tyre janë:
Qualcomm (Quick Charge)
OnePlus (Warp Charge)
Samsung (Adaptive Fast Charging)
Huawei (Super Charge)
MediaTek (Pump Express)
Cili është telefoni me teknologjinë më të shpejtë të karikimit?
Deri në Korrik të 2021, kjo kurorë i përket Vivo iQOO 7. Ma teknologjinë 120W, karikon një bateri 4,000 mAh në më pak se 30 minuta. Vendi i dytë është i Xiaomi Mi10 Ultra i cili ka po ashtu 120W por bateria ka kapcitet më të lartë prej 4,500 mAh.
Sakaq kompanitë kanë filluar implementimin e teknologjisë së karikimit të shpejtë, tek karikimi wireless. Xiaomi Mi11 Ultra është telefoni me karikimin më të shpejtë wireless prej 67W.
A karikohen më shpejtë telefonët Android apo iPhone?
Telefonët Android karikohen më shpejtë sesa iPhone edhe pa teknologjinë e karikimit të shpejtë. Në 15 minuta një telefon OnePlus shkon në 20% ndërsa iPhone vetëm 9%.
A është e rrezikshme kjo teknologji?
Shumë njerëz shqetësohen se teknologjia e karikimit të shpejtë dëmton telefonët. Përkundrazi, me këtë teknologji karikimi realizohet me dy faza. Në fazën e parë telefoni karikohet me shpejtësi deri në 70%. Në fazën e dytë ulet shpejtësia e karikimit që të ruhet temperatura e baterisë dhe parandaluar dëmtimi i saj. /PCWorld Albanian