Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka dhënë një deklaratë gjatë ditës së sotme nga Dukati i Vlored mbi situatën e zjarreve, ku nuk munguan as përplasjet me gazetarët, të cilët e pyetën se a mjaftojnë 3 helikopterë për shuarjen e flakëve në të gjithë Karaburunin. Ministri u shfaqë dhe në krah të Dritan Lelit, kryebashkiakut të Vlorës i diskutuiar së fundmi shumë dhe mbi përplasjet me kryemionistrin Rama.
‘Sot jemi gdhirë më të qetë. Kemi në dispozicion 3 helikopterë për shuarjen e flakëve, u jam mirënjohës të gjithë Forcave të Armatosura për punën që kanë bërë gjatë këtyre ditëve.
Pas mesnatës ka shpërthyer një zjarr i madh në bazën e Pashalimanit, i cili u fik rreth orës 04:00 të mëngjesit, bëhet fjalë për bazën ushatarake më të rëndësishme në vend’.
Por ministri i mbrojtjes i cili dhe gjatë ditës së djeshme dukej se e kishte humbur qetësinë në komunikim pas shigjetimit nga opinioni publike për mosprezencë në krye të detyrës së tij gjatë 10 ditëve që flakët po digjnin ha të tërë ka pasur sërish përplasje me gazetarët pas pyetje të shumta dhe insistuese.
“Jemi gdhirë në një situatë më të qetë. Në Vlorë kemi pasur natë të mundimshme në Pashaliman. Në 8 e konsideruam të fikur, pas mesnatës shpërtheu një zjarr i madh. Kishim dislokuar një numër të madh trupash, vepruan menjëherë dhe u shmang më e keqja. Po punohet akoma me helikopter, bëhet fjalë për një bazë ushtarake. Vatra më serioze është Karaburuni, dje shmangëm prekjen e banesave në Dukat. Është djegur një faqe mali. Sot jemi shumë me optimistë, po punohet në më shumë drejtime. Kemi kërkuar mbështetje por edhe në mënyrë bilaterale shteteve fqinjë, edhe me Çekinë dhe me Ukraninën kemi folur. Holanda është përpgjigjur në mënyrë bujare. Sot presim që të dërgojnë një skuadër”, tha ai për gazetarët të cilët insistuan të merrnin përgjigje pas pyetjes se a jemi shtet i varfër.
“Do jemi gjithmonë të varfër për këtë pjesë. Edhe Turqia nuk i parandaloi dot. Qytetarëyt mos ta quajnë spiunllëk por qytetari, i dinë dhe me emra kush i ka ndezur zjarret. I kemi arrestuar disa prej tyre. Për disa prej tyre ka prova. nuk dua të heq asnjë lloj përgjegjësie për atë që kemi ne, se duhet të jemi më të shkathtë. Por kuptoni se çdo shtet ka limite. Ka limite çdo shtet, nuk do këtë kurrë aq kapacitete. Na ndihmoni dhe ju për të përforcuar këto mesazhe. Nuk kam parë që të ketë histeri kundër atyre janë në frontin e parë. Nuk kanë punuar me mjete rrethanore. Nëse ka ndonjë ekspert që e di si shuhet zjarri le të dalë të na e thotë. Të mos përdorim nota pezhorative. E kam fjalën për opozitën. Jo për ju si media. Kemi 3 helikopterë në fluturim. As më 30 është e pamundur që të shuhen këto vatra. E dini sa kushtojnë? E pamundur t’i ketë edhe një shtet më i madh se ne. E pamundur që të menaxhohen flakët në të gjithë Shqipërinë. Të merremi më shumë me vatrat e zjarrit që janë të shpërndara kudo. Si ka mundësi? Ky është lajmi!”, tha ministri.
Ky i fundit gjithashtu është shprehur për zjarrin në Karaburun ka dyshimë të qënësishme që ka qenë i qëllimshëm: “Kemi marrë emra, jam në kontakt të vazhdueshëm. Janë ndaluar disa gjithsej. Ka të thëna për të vërtetuar se zjarret janë të qëllimshme. Sot për sot jam në krye të fikjes së zjarreve. Ju keni bërë një punë të shkëlqyer dhe ju jemi shumë mirënjohës. Pa ju nuk i shpërndajmë dot mesazhet. Na mirëkuptoni për ndonjë ton të tejkaluar. Opozita mendon se do të thotë gjithmonë të kundërtën. Nuk ka opozita që janë me zjarrin”, përfundoi ai duke sulmuar opozitën pas gati 2 javësh terrori për pyjet dhe kullotat shqiptare.