Gazetarja e Fax News Juela Meçani, e ftuar në studio foli mbi zhvillimet e fundit politike në vend duke theksuar se ardhja në parlament e PD-së është një gjë e mirë pasi u sulmua haptazi nga ndërkombëtarët dhe se tashmë është me numra të rëndësishëm.
Meçani foli dhe për nisjen e mandatit të tretë të mazhorancës duke thënë se Rama në mbledhjen e tij la të kuptohet se 70% e portofolit ministerial do të ndryshojë por disa emra do jenë sërish pjesë e qeverisë së re.
Më tej Meçani shtoi se shpallja non grata e Berishës do të ketë zhvilime që do të lënë shumë gjurmë dhe se nuk është një këshillë nga Yuri Kim që ai të mos jetë më pjesë e PD-së por një ultimatum bruto.
“Qetësi jo reale, opozita kryesore e parlamentit, është lajm i mirë, shkon paralel me zhv në kampin tjetër. janë vendime të rëndësishme, pati shumë diskutime për mënyrën si u votua, nuk ka mbaruar mandati i Këshillit Kombëtar, u bënë zgjedhje të përshpëjtuara.
Ndoshta do të kemi të reja , ky është hapi i fundit për një riorganizim të Partisë Demokrtike e cila nuk e ka mbyllur akoma analizën e arsyes reale se pse u humbën zgjedhjet e 25 prillit.
Dilema a do të hynte në parlament, u luajt pak me idenë që nuk do njiheshin zgjedhjet. Partia Demokratike ende sot vazhdon ta quajë masakër elektorale, si justifikim i mëshon shumë këtij fakti.
Beteja do të zhvillohet brenda në parlament, roli i opozitës u zhbë duhej një masë drastike që të tundte nga themelet sistemin për të kuptuar se nuk mund të kapeshin të gjitha pushtetet nga mazhoranca. Edhe pse largimi i PD-së nga parlamenti e dija se do të ishte një hap i sulmuar nga ndërkombëtarët , pëbëntë një precedent të rrezikshëm për vendet e Ballkanit që kanë një demokraci të brishtë. PD-ja thuajse u aneksua, nuk u përkrah haptazi.
Është gjë e mirë që kthehet në parlament, po kthehet më numra të rëndësishëm, humbi për të tretën herë radhazi, por ka një rritje të madhe të numrit të deputetëve.
Ditën e hënë në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike do të jepet një zgjidhje këshilla e Yuri Kim për të hequr Sali Berishën nga partia.
është një ultimatum, ku tregohet se ku duhet shkuar se përndryshe do të ketë pasoja, ultimatum bruto, nuk besoj që do të ketë vendime për ndonjë shkarkim të mundshëm.
Zoti Berisha tha vetë që ka folur me Bashën, i mëshon faktit se do që të publikohen faktet pse është shpallur non grata, rrugën e tij ai e ka ndërmarrë.
Për mua është pjesa më e rëndësishme, lideri historik, shtylla kurrizore e PD-së deri tani, dihej që do të ketë një ndryshim radikal por mënyra si po bëhet mbetet enigmë. unë kam qenë bashkëpuntore e tij por kam parë vlerësimet e ndërkombëtarëve për të, tani me shpalljen non grata minimumi pritej që përkrahësit të tij të kërkonin faktet.
Për sa kohë nuk ka fakte Berisha thotë pse nuk duhet unë të hyj në parlament, mandatin ja kanë dhënë qytetarët. Do të ketë zhvillime por do lënë shumë gjurmë.
Mazhoranca, Rama duke lexuar mënyrën sa qetë e tha mendoj se i ka marrë tashmë vendimet e tij pa presion. Një njeri që ka marrë kohën e tij pa kontakte, kam bindjen që e ka marrë vendimin, la të kuptohet që do te kete ndryshime në mbi 70% të portofolit ministerial.
Do të ketë ministra që mund të konfirmohen si Manastirliu, zonja Balluku gjithashtu, zotin Ahmetaj që në fakt kanë fushat më të rëndësishme.
Të gjithë këto emra nuk kanë akuza nga SPAK, vetëm akuza mediatike, janë të vlerësuar nga ndërkombëtarët. Pushteti do të nisë me risi të vetat në shtator”- u shpreh Meçani.
(E.D/faxweb.al)