Në vendin tonë ditën e sotme mbërritën 121 afganët e parë të cilët u akomoduan në Durrës në godinat e hotelit. Gazetarja e Fax News Kloida Gjuzi raporton se 60 prej tyre do të sistemohen te Vila Beldevere dhe pjesa tjetër te Prestige Hotel në Durrës.
Në pamjet e sigurura shihet se helikopterët ushtarakë po e mbajnë zonën në monitorim ashtu edhe efektivët e Policisë të cilët kanë rrethuar gjithë zonën.
Stafi mjekësor brenda hoteleve është në dispozicion të afganëve, kanë plotësuar formularët dhe janë dërguar në Golem.
Nuk ka ende një afat zyrtar për qëndrimin e tyre por ata nuk do të kenë kontakt me persona të tjerë pasi do të qëndrojnë brenda fashës së perimetrit që është vendosur dhe për secilin dhomë është vendosur nga një përkthyes.
Mësohet se nuk ka ardhur akoma një përfaqësues të qeverisë shqiptare, pritet që të mbërrijë ambasadorja Yuri Kim.
(E.D/faxweb.al)