Vrasja e dyfishtë e dy zyrtarëve të PDK-së, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadriaj ka tronditur Pejën. Kandidati për Kryetar të komunës së Pejës nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj dhe zyrtari i lartë i kësaj partie mbetën mbrëmjen e djeshme të vrarë pasi qëlluan njëri-tjetrin me armë zjarri.
Astrit Ademaj pak para vrasjes kishte postuar në ‘Facebook’ një video, ku ai kishte prezantuar një prej kandidatëve për asamble. “PDK asnjëherë nuk do të shkëputet nga trashëgimia e saj politike sepse aty ka qenë dhe mbetet motivi kryesor i ndryshimeve politike dhe institucionale për vendin…”, kishte thënë ai në këtë video.
Ish-kandidati i PDK-së për Kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj, më 6 shtator ka shpërndarë në ‘Facebook’ një video ku përkrahte kandidatin e PDK-së për Kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamzës.