Në fshatin Gllogjan të Deçanit para pak minutash kane ndodhur të shtëna me armë zjarri ndaj një autobusi me nxënës.
Burimet e Express thone se kanë mbetur të vdekur tre persona nga bresheria automatike qe u leshua drejt autobuzit. Mesohet se dy nxënës kane vdekur në spital, ndërsa shoferi i autobusit në vendin e ngjarjes.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi ka konfirmuar se ka të shtëna me armë zjarri ndaj një autobusi me nxënës.
“Dyshohet se ka te shtena me arme zjarri ne drejtim te nje autobusi me nxenes, prokurorja kujdestare eshte nisur ne drejtim te vendit te ngjarjes”.
(E.H/Faxweb.al)