Pas vrasjes së Jurgen Dukës në supermarket nga oficeri i policisë dje, nje dite me pas është arrestuar miku i viktimës pasi ai nuk ka kallëzuar krimin dhe pse ishte i pranishëm.
36-vjeçari Orgest Drazhi ka qenë pjesë e konfliktit kur oficeri i policisë Dibër Arben Sula la të vdekur në vend 29-vjeçarin me një plumb në zemër.
Sherri nisi për radhën te kasa dhe përfundoi në një ngjarje të rëndë kriminale.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Orgest Drazhi 36 vjeç, pasi në rrugën “Irfan Tomini”, duke qenë prezent në konfliktin e çastit ku humbi jetën shtetasi J. D., nuk ka kallëzuar krimin. Ndërkohë nga shërbimet e Policisë, vijon puna intensive për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorit të krimit, shtetasit A. S.
(E.D/faxweb.al)