Vetëm një ditë pasi u publikuan në WhatsApp pagat e shqiptarëve për muajin janar të vitit 2021, sot ka dalë dalë në qarkullim edhe lista me paga për muajin prill të 2021-shit.
Edhe lista e muajit prill duket të jetë në format e ngjashme me atë të parën, e eksportuar në programin “Exel”.
Ajo përmban të dhëna sensitive si numri ID, Nipt-i i biznesit, emër mbiemër dhe paga.
Ajo që bie në sy është se kjo databazë ka disa ndryshime si në pagë, por edhe në të dhëna të tjera.
Në listë këtë herë janë 694 473 qytetarë shqiptarë, rreth 60 mijë më shumë se lista e parë.
Kujtojmë se në prill të 2021 u zhvilluan zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, dhe opozita hodhi akuza të shumta asokohe për punësime shtesë në administratë.
Punësimet në administratë janë rritur ndjeshëm pas qershorit 2020 me një rekord prej 12 mijë vendesh të reja. Kjo rritje që përkon edhe me periudhën parazgjedhore, u shoqërua me akuza nga opozita para 25 prillit, por qeveria pa dhënë shpjegime arriti t’i ruajë këto vende edhe pas kësaj date.
Të dhënat e përpunuara nga INSTAT flasin gjithashtu edhe për një rritje të lehtë të numrit të personave të dy punësuar, të cilët përbëjnë rreth 3.3 për qind të totalit ose 22 mijë punonjës aktivë mujorë.
Po ashtu prokuroria ka dërguar sot grupin hetimor në AKSHI, Drejtorinë e Tatimeve dhe ISSH lidhur me publikimin e pagave duke kerkuar të dhënat kompjuterike.