5 banorë ndodhen në komisariat pas përplasjeve që ndodhën sot në zonën e “5 majit’ ku fadromat e IMT-së nisën shembjen e 12 banesave.
Që prej orëve të para të mëngjesit nisi procesi i shembjes, që u shoqërua me tensione mes banorëve dhe policisë, me këta të fundit që përdorën gaz lotsjellës për largimin e tyre.
Jo vetëm kaq por banorët e “5 majit” u shoqëruan në komisariat dhe 5 prej tyre ndodhen ende atje ndërsa policia doli me një njoftim se disa efektivë kishin mbetur të lënduar
Qindra punonjës policie,punonjës të IKMT, OSHEE-së, ndodhen prej orëve të para të mëngjesit në zonën e “5 majit’ në Tiranë, ku gjatë ditës së sotme pritet të finalizohet shembja e 12 banesave.
Prej muajsh këta banorë kanë protestuar por zëri i tyre nuk është dëgjuar aspak. Ndërkohë shembja është shoqëruar me përplasje të forta mes banorëve dhe policisë.
Për këtë rast ka reaguar edhe aktivistja Adriana Kalaja e cila ka treguar mbështetjen ndaj banorëve të “5 majit” si edhe me ata të Laprakës, Babrrusë, Paskuqanit.
Statusi:
Sapo dola nga Komidiariati i Polucisë Nr.4.
Kjo është Nënë Liza dhe tjetra Laureta Nikolli me dy vajzat e saj.
Nënë Liza pret djalin e saj që vuan nga zemra, të shoqëruar në Komisiarit.
Bashkë me Loretën dhe katër banorë të tjerë.
Ndër ta një minoren dhe babai i Lauretës.
Dy heroina që na dhanë leksion sesi mbrohet familja dhe prona.
Dy heroina që na mësuan se jo të gjithë blihen nga regjimi.
Dy qytetare për tu marë shembull për qendresën e tyre.
Po kështu dhe të jithe banorët e zonës “5 Maji”.
Domethëne,
Pushteti mafioz i grabit pronēn vënë me gjak dhe djersë.
Banditët e veshur me uniformë i dhunojnë dhe i mbysin me gaz lotsjellës.
Politikanët e korruptuar made in Lulzim Basha bëjnë pazar me fatkeqësinë e qytetarëve, që në fakt duhet t’i mbronte.
Në çdo rast jam me Nënë Lizën dhe Lauretën.
Në çdo rast jam me banorët e Zonës “5 Maji”.
Edhe me banorët e Laprakës, Babrrusë, Paskuqanit dhe kujdo qytetari që regjimi neokomunist i shkel të drejtat.
Do jap kontributin tim modest deri në frymën e findit.
Bëje edhe ti.