Zyrtarët lokalë në qytetin e rrethuar të Mariupolit kanë thënë se të paktën 300 njerëz dihet se janë vrarë në bombardimin e 16 marsit në Teatrin e Dramës.
Rreth 1,300 besohet se kanë qenë strehuar në ndërtesë, me vetëm 150 të mbijetuar që kanë dalë nga rrënojat menjëherë pas sulmit.
Burimet thanë se pjesa më e madhe e atyre që ishin në teatër ishin fshehur nga granatimet nën skenë dhe se rrënojat po bllokonin daljen e tyre.
Ky imazh satelitor i siguruar nga Maxar Technologies të shtunën, 19 mars tregon pasojat e sulmit ajror në Teatrin e Dramës Mariupol, Ukrainë.
Ky imazh satelitor i siguruar nga Maxar Technologies të shtunën, 19 mars tregon pasojat e sulmit ajror në Teatrin e Dramës Mariupol, Ukrainë. Fotografia: AP
Nuk ka shërbime emergjente që operojnë në Mariupol dhe luftimet intensive dhe granatimet pranë teatrit kanë penguar përpjekjet e shpëtimit. Teatri u bombardua me aeroplan pavarësisht se fjala fëmijë ishte pikturuar në tokë me të bardhë.
Në një deklaratë të premten në mëngjes, një zëdhënës i këshillit të qytetit tha se ata ishin në gjendje të saktwsonin një numër të ri të vdekjeve nga tragjedia.
Në deklaratë thuhej: “Fatkeqësisht, ne e fillojmë këtë ditë me lajme të këqija. Nga dëshmitarët okularë mësohet se rreth 300 persona kanë humbur jetën në Teatrin e Dramës së Mariupolit si pasojë e një bombardimi nga një avion rus. Deri në fund nuk dua të besoj në këtë tmerr. Deri në fund, dua të besoj se të gjithë arritën të shpëtojnë. Por fjalët e atyre që ndodheshin brenda objektit në momentin e këtij akti terrorist flasin ndryshe.
“Teatri i Dramës në zemër të Mariupolit ka qenë gjithmonë shenja dalluese e qytetit. Një vend takimesh, datash, një pikë referimi. ‘Ku jeni? Unë jam në Dramë.’ Sa herë e kemi dëgjuar apo thënë këtë frazë: ‘në Dramë’.
“Tani nuk ka më Dramë. Në vend të saj u shfaq një pikë e re dhimbjeje për banorët e Mariupolit, rrënoja që u bënë streha e fundit për qindra njerëz të pafajshëm”.
Deklarata vazhdon: “Teatri i Dramës u shkatërrua në mënyrë cinike nga lajmëtarët e ‘botës ruse’. Këta fashistë të shekullit të 21-të nuk u ndalën as nga mbishkrimi i madh FËMIJË, as nga deklaratat e vetë njerëzve se atje kishte vetëm njerëz paqësorë – gra, fëmijë, pleq. Okupatori e dinte se ku po godiste.
Një imazh satelitor tregon Teatrin e Dramës Mariupol para bombardimit me fjalën “fëmijë” në rusisht të shkruar me shkronja të mëdha të bardha në trotuarin përpara dhe pas ndërtesës në Mariupol.
“Ne mund të restaurojmë ndërtesat, por nuk do t’i kthejmë kurrë miqtë, fqinjët, të afërmit dhe të dashurit. Kujtim i bekuar për të gjitha viktimat e pafajshme të luftës së çmendur të zhvilluar kundër Ukrainës nga vendi agresor, vendi terrorist Rusia.”