Ish-kryeministri Sali ka folur nga Shkodra në lidhje me bashkimin e Partisë Demokratike, dhe se kur do të nisin veprimet konkrete për largimin e qeverisë së Edi Ramës.
“Nuk jam takuar sot për herë të parë, mirë qëndron publikisht, nuk jam takuar më parë.
Unë kam besim se Edi Rama i ka orët e numëruara, shpejt do ti nisim veprimet konkrete”, tha Berisha.
I pyetur nga gazetarët nëse opozita do të propozojë emrat e saj për president të vendit, Berisha tha se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi kjo do ti hapte rrugë që Rama të dërgonte kopjen e tij në presidencë.
“Unë nuk merrem me provokimet e Edi Ramës, nuk merrem unë me thashetheme.
Ne nuk kemi një emër për të propozuar presidentin, të votosh kandidatin e Edi Ranës, do të thotë që të çosh në Kuvend kopjen e tij.
Konsensusi me Edi Ramën është të puthesh me Judën.
Ai vuan tani nga kompleksi i vdekjes, edhe në gjumë i del llahtari jonë, do ta mund siç e kam mundur edhe dy herë të tjera”, tha Berisha.