Është përcjellë për në banesën e fundit Sulejman Maliqati, ish – portieri i kombëtares.
Homazhet e të ndjerit u zhvilluan në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisu” dhe të pranishëm ishin të afërm dhe dashamirës.
Sulejman Maliqati ndërroi jetë pasditen e 5 tetorit, në moshën 94 vjeçare. Ish-portieri legjendar i kombetares në vitet 1950- 1964, u dekorua me shumë tituj si “Nder i Kombit” apo “Mjeshtër i Merituar i Sportit”.
Sulejman Maliqati do të mbahet mend gjatë për kontributin e dhënë ndër vite si fubollist, apo trajner.