Partia Demokratike e Enkelejd Alibeaj ka nxjerrë zyrtarisht kandidatin për kryetar bashkie në Tiranë, që do të jetë përballë Erion Veliajt nga PS dhe Belind Këlliçit. Bëhet fjalë për Roland Bejkon, emri i të cilit u miratua në mbledhjen e sotme të kryesisë.
Bejko pritet të dal në një përballje politike mes kryetarit të tanishëm të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe kandidatit të koalicionit ‘Bashkë-Fitojmë’, Belind Këlliçi.
Kujtojmë se për kandidaturën e Tiranës, nga grupimi i Alibeajt ishin dy propozime: Roland Bejo dhe Jonila Godole.
Kandidatët që Alibeaj ka bërë publik deri më tani
1.Mallakastër- Agron Kapllanaj
2. Poliçan – Florian Qamo
3. Kuçovë – Ilirjan Koxhaj
4. Kamëz – Bilbil Bajraktari
5. Lezhë – Sandër Marku
6. Krujë – Sabah Sheta
7. Dibër – Naim Gazidede
8. Kurbin- Genc Doçi
9. Dimal- Dritan Sula
10. Patos- Pranvera Rizai
11. Vaut i Dejës- Klomentina Drini
12. Fier -Eriselda Zotaj Çelaj
13. Librazhd -Bujar Vreto
14. Vorë- Ibrahim Bruka
15. Korçë -Gjergji Gjata
16. Sarandë- Skënder Muço
17. Mirditë-Mark Ruçi