10:08 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kandidati pë kryebashkiak në Krujë, Loka: E kanë kthyer Krujën në një provincë, i kanë hequr krenarinë dhe po braktiset dita-ditës

18:00 | 30/03/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kandidati pë kryebashkiak në Krujë, Loka: E kanë kthyer Krujën në një provincë, i kanë hequr krenarinë dhe po braktiset dita-ditës

Agron Loka, kandidati i PD-së për Krujën, gjatë prezantimit të tij konstatoi problematikat e Bashkisë Krujë dhe vështirësitë që qytetarët e saj, janë duke patur çdo ditë. Loka rikujton procesin e Primareve, që sipas tij demokratët shpëtuan PD-në, të njëjtën kërkesë ka sot dhe për shpëtimin e Shqipërisë duke votuar për të dhe kandidatët e Primareve në zgjedhjet e 14 majit. Sakaq, Loka denoncon dhe mjerimin që ka zaptuar Krujën dhe zonat përqark, ku përveç braktisjes çdo ditë, nuk ka ujë më shumë se një orë, biznese të cilat janë duke vdekur, stadiumi i kthyer në gërmadhë, turizmi vetëm një sezon. Për të janë gjithashtu dhe një problem shpërthimet me tritol që beëhet për guruoren, ku përveç terrorit që u shkaktohet qytetarëve janë duke u shembur dhe shtëpitë. Ai premton qëe nëse do të votohet prej qytetarëve, ka për të bërë ndryshime rrënjësore, që do sjellin rritjen e mirëqenies për qytetarët.

Agron Loka: Kruja historike, e njerëzve bujarë dhe mikpritës. I dashur Oerd, z.Baku, bashkëqytetarë, jemi mbledhur së bashku për një fillim të turit tonë fitues. Kurrë më shumë se sot nuk kemi patur më shumë besim për të sjellë ndryshimin. 15 muaj më parë kaluam provën më të vështirë të ekzistencës sonë, 95% e demokratëve brenda 24 orëve ranë dakord për interesat e demokracisë dhe pluralizmit. 15 muaj më parë shpëtuat PD-në dhe në 14 maj do shpëtojmë gjithë Shqipërinë. Në komunikimin tonë lagje më lagje, eksopozohet mjerimi dhe dëshpërimi që ka pllakosur. E kanë kthyer Krujën në një provincë, i kanë hequr krenarinë dhe dinjitetin duke e vlerësuar me guroren. Po braktiset nga dita në ditë. Në Krujë ka vetëm një orë ujë në ditë. Bizneset po vdesin dhe papunësia është kudo. Edhe skuadra e futbollit u dëbua dhe stadium u kthye në një gërmadhë. Turizmi është reduktuar në sezonal. Është në kaos të plotë. Rezulton ¼ e qyteteve më të ndotura në Shqipëri. Simboli në mediat kombëtare me vizitën e Bushit, lejxon sot vetëm lajme nga kronika e zezë. Janë ndërtuar apartamente me donacione ndërkombëtare, po ndarja  e tyre është bërë në bazën e padrejtësisë. Nuk do ta lëmë drejtësinë të flejë pa ndëshkuar shkaktarët. Shpërthimet masive me tritol për hapjet e reja që po kryhen pa asnjë kriter, banorët jetojnë në terror ndërsa shtëpitë e tyre tronditen nga tritoli. Nikla nuk i përgjigjet kapacitetit prodhues, shkolla e mesme e përgjithshme e pandërtuar, asnjë masë për përmbytjet në Bubq. Qindra shtëpi vuajnë çdo vit nga përmbytjet. Rruga e shtruar në Qafë-Thanë është sot e pakalueshme. Sot Malësia po zbrazet, realiteti që ofron Kruja është degradimi. Duhet të ngrihemi dhe të marrim në duart tona të ardhmen e Krujës. Do bëjmë gjithçka për të rritur punësimin, turizmin dhe të rregullojmë jetën e qytetarëve.

Pas

14 maji, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD

Para

Berisha në Krujë: Sot ky despot që nuk njeh ligjin, kontrollon totalisht pushtetin ekzekutiv, vendor dhe drejtësinë tonë

Para
Berisha në Krujë: Sot ky despot që nuk njeh ligjin, kontrollon totalisht pushtetin ekzekutiv, vendor dhe drejtësinë tonë

Berisha në Krujë: Sot ky despot që nuk njeh ligjin, kontrollon totalisht pushtetin ekzekutiv, vendor dhe drejtësinë tonë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatra prej dy javësh aktive/ Përkeqësohet situata në parkun Kombëtar të Lurës,digjen dhjetëra hektarë pyje

Durrës / Goditet një rrjet kriminal i drogës dhe armëmbajtjes pa leje

Ndërtoi pa leje në një sipërfaqe të zonave të mbrojtura në Pogradec, arrestohet Jetmir Muçllari

Gjermani/ 19 të plagosur nga shpërthimi i fishekzjarrëve në një panair, mes tyre edhe një fëmijë

Sherri mes biznesmenëve në Ksamil për çadrat, vihen në pranga tre persona, nën hetim dy të tjerë(PAMJE TE RENDA)

EMRAT/ “Smarti-i” përplaset me një motor, 22-vjeçari pëson dëmtime në kokë

Trump akuzon Obamën: Ka organizuar një mashtrim elektoral kundër meje në vitin 2016

Të dyshuar për vrasjen e Renis Dobrës, transferohen te 313 në Tiranë Petrit Çakrri dhe Fation Bushgjokaj

Parada, flamuj dhe këngë: Fushata për t’i detyruar fëmijët ukrainas ta duan Rusinë! Rreth 20 mijë të mitur të deportuar që nga nisja e luftës

Ukraina propozon një raund të ri bisedimesh paqeje me Rusinë, Zelensky: Vrulli i negociatave duhet të përshpejtohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.