Kryeministri Edi Rama tha sot se nuk i bëjnë përshtypje posterat e Belind Këlliçit, kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë, me dy gishtat lart nëpër Tiranë, sa kohë që i njëjti politikan sipas tij e ka vënë emrin në funksion të personave të shpallur non grata.
Rama tha në fundin e mbledhjes së kryesisë, se të gjithë kandidatët që garojnë për koalicionin Bashkë Fitojmë nuk gëzojnë respektin e tij, ndërsa vazhdimisht ju ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i votojnë.
Rama: Nuk kam asnjë koment, sepse është humbje kohe, që të merren në konsideratë individë që përtej të gjithave, përtej dëftesave të shkollës që ju mungojnë, përtej gishtave të mesit, janë gjëra që nuk më bëjnë përshtypje. Pasi këta njerëz kanë një problem shumë më të madh, se janë vënë në dispozicion për zonën qorre.
Gjatë ditës së djeshme, në rrjet pati reagime të shumta dhe të ndryshme në lidhje me posterat elektoral të kandidatit për Tiranën, i cili në formë simbolike i ngriti gishtat e mesit korrupsionit. Shumë e interpretuan të gabuar këtë lëvizje të Këlliçit, i cili duket se u fut në fushën e socialistëve sa i takon komunikimit publik.
Vetë kryeministri Edi Rama është një prej politikanëve që ka treguar gishtin e mesit në një takim që ka pasur në qendër të Tiranës, në prani edhe të fëmijëve, dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.