18:51 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Riekspertimi është një tërheqje e Prokurorisë”, avokati Hoxha flet për dhunën në Fushë-Krujë: Mekanizmi i drejtësisë shumë i ngadaltë

17:48 | 13/09/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Riekspertimi është një tërheqje e Prokurorisë”, avokati Hoxha flet për dhunën në Fushë-Krujë: Mekanizmi i drejtësisë shumë i ngadaltë

I ftuar në studion e Fax News këtë pasdite ishte avokati Arbër Hoxha. Me gazetaren Rovena Neziri, Hoxha u ndal tek dhuna e ushtruar nga fisi Rraja ndaj Jashar dhe Bilbil Majës në Fushë-Krujë.

Prokuroria e Tiranës e cilësoi dhunën një ditë më parë si plagosje e lehtë, duke e ulur akuzën ndaj pjesëtarëve të fisit Rraja.

Por ditën e sotme Prokuroria kërkoi riekspertim mjeko-ligjorë të të dhunuarve. Për Hoxhën, kjo tregon një tërheqje të Prokurorisë nga vendimi i një ditë më parë, edhe për shkak të opinionit publik.

Arbër Hoxha: “Mbi bazën e vendimit për kryerjen e një akti ekspertimi mjeko-ligjor, pasi si oficeri i policisë gjyqësore si prokurori janë me formim jurist kanë kërkuar ndihmë inistitutit të mjekësisë ligjore. Instituti i mjekësisë ligjore nuk ka kryer aktin e ekspertimit ashtu siç duhet, siç e kërkon ligji, pasi ka kryer një akt ekspertimi vetëm mbi bazën e dokumentacionit tekniko-ligjorë, pra të kartelës klinike ditore që është regjistruar nga QSUT dhe jo duke bërë një kqyrje fizike të viktimave. Në rast se viktimat do kishin ndërruar jetë apo nuk do gjendeshin në territorin e Republikës së Shqipërisë ose nuk paraqiten pavarësisht se janë njoftuar disa herë vetëm atëherë mjekësia ligjore mund të bënte një akt-ekspertimi. Duke qenë se ka një akt-ekspertimi të paplotë do të dilte akt-ekspertimi në një konkluzion të gabuar. Riekspertimi është një tërheqje nga ana e Prokurorisë, prokurorin e çështjes nuk e bind ky lloj ekspertimi. Duke marrë shkas nga dhuna e ushtruar edhe nga ato që thuhen në kartelën mjekësore, sigurisht që nuk mund të ishte plagosje e lehtë”, tha Hoxha.

Hoxha u ndal për të folur edhe te problemet e drejtësisë këto 30 vite. Për të gjërat kanë filluar të ndryshojnë, por mekanizmi i drejtësisë po vepron në mënyrë të ngadaltë.

Arbër Hoxha: “Mungesa e drejtësisë në territorin e Republikës së Shqipërisë nuk është diçka e re, është një plagë e tranzicionit shqiptar, që është më se 30 vjeçare. Mekanizmi i drejtësisë ka filluar të funksionojë por është shumë i ngadaltë. E kemi thënë që është tepër i ngadaltë. Njerëz të caktuar të veshur me pushtet, me fuqi ekonomike, mund të ndikojnë mbi vullnetin e organeve ligjzbatuese, ky nuk është vetëm një fenomen shqiptar”, u shpreh avokati.

Pas

Kim Jong Un shpreh mbështetje të plotë për Moskën në luftën kundër Ukrainës

Para

Autoriteti i Konkurrencës heton ndërmarrjet e prodhimit dhe tregtimit me shumicë të çimentos

Para
Autoriteti i Konkurrencës heton ndërmarrjet e prodhimit dhe tregtimit me shumicë të çimentos

Autoriteti i Konkurrencës heton ndërmarrjet e prodhimit dhe tregtimit me shumicë të çimentos

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sasi rekord kokaine në kufirin bullgar/ 206 kg drogë në furgon me targa belge, përfshihet edhe një diplomat

Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë pranë brigjeve të Kamçatkës në Lindjen e Largët ruse! Lëshohet alarmi për cunami

Përmbytet anija turistike në Vietnam, 38 viktima mes tyre edhe fëmijë

Greqi/ Shkatërrohet rrjeti i drogës në Mikonos, polici grek bashkëpunonte shqiptarë. Në llogarinë e tij zbulohen 5 milionë Euro

Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Atletika njolloset përsëri, rekordmenia botërore e maratonës pezullohet për doping

Polici grek bashkëpunonte me shqiptarë për drogën në Mykonos, atij dhe partneres shqiptare u zbulohen 5 mln euro

“Ulni armët dhe dialogoni”/ Papa Leoni XIV thirrje për paqe: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

Presidenti i Këshillit Ekonomik Evropian: Shqipëria po bën hapa gjigand me reformën e gjyqësorit

Gara për Asllanin, Torino “bezdis” Fiorentinën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.