00:25 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Belind Këlliçi për firmën 5D KONSTRUKSION: Pothuaj një vit më pas, nuk kemi ende asnjë të arrestuar apo asete të sekuestruara

17:00 | 27/03/2024
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Belind Këlliçi për firmën 5D KONSTRUKSION: Pothuaj një vit më pas, nuk kemi ende asnjë të arrestuar apo asete të sekuestruara

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, nga selia e PD-së, foli për kompaninë “5D Konstruksion”, e cila sipas tij, me ndihmën e Erion Veliajt dhe Maringlen Qatos, ka përfituar miliona euro fonde publike dhe disa leje ndërtimi.

Këlliçi njoftoi se pothuaj një vit më pas nuk kemi ende asnjë të arrestuar apo asete të sekuestruara dhe për këtë ai akuzoi prokurorin Klodian Braho, i cili sipas Këlliçit, ai është i lidhur me krimin e organizuar në vend.

 

Deklarata e Këlliçit:

Të nderuar qytetarë,

 

U bënë sot 334 ditë nga regjistrimi i kallëzimit penal që kam depozituar në SPAK ndaj kompanisë famoze 5D KONSTRUKSION. Kompania e vartësve të pronarit faktik të Inceneratorit të Tiranës Erion Veliaj, ku truri është drejtori i korruptuar i Bashkisë Tiranë, Maringlen Qato. Kompania 5D KONSTRUKSION ka përfituar miliona euro fonde publike dhe disa leje ndërtimi me vetë firmën e Erion Veliajt.

 

Gjatë hetimeve të cilat po drejtohen nga prokurori Klodian Braho, sipas infomacioneve që disponojnë gazetarët e kronikës dhe të bëra publike në media, janë sekuestruar disa telefona, pajisje kompjuterike dhe kontrata të cilat kanë hapur kutinë e pandorës. Nga këto sekuestrime flitet se është zbardhur skema sesi këta vartës të Erion Veliajt kanë vjedhur fondet publike si dhe është zbuluar aplikacioni privat i komunikimit mes tyre dhe janë zbuluar udhëtimet me chartera të tyre nga vëndet fqinje. Sot që flasim, pothuaj një vit më pas, nuk kemi ende asnjë të arrestuar apo asete të sekuestruara, duke i lejuar këta shtetas të vazhdojnë të pacënuar bizneset e tyre, madje duke përfituar dhe një leje të re ndërtimi, fill pas zgjedhjeve lokale të vitit 2023.

Pyetja që lind natyrshëm është se përse prokurori special Klodian Braho, që e nisi këtë hetim pas denoncimit dhe kallëzimit tonë, sot nuk po vepron më? Mbase përgjigjen do ta gjejmë tek kallëzimi penal që Mirel Mërtiri bëri kundër këtij prokurori, duke e akuzuar atë si të lidhur me krimin e organizuar në vend. Pra sot, pronari faktik i Inceneratorit të Tiranës Erion Veliaj, mesa duket mban peng përmes kërcënimit me anë të Mirel Mërtirit këtë prokuror, që të mos prekë në asnjë formë një tjetër skemë të jashtëligjshme korrupsioni të krijuar në Bashkië e Tiranës.

Personalisht kam qenë i pari që kam dalë nga kjo foltore në mbrojtje të këtij prokurori në momentin që u shantazhua publikisht nga banda e Inceneratorit të Tiranës, por sot i bëj thirrje publike të mos pluhrosi më dosjen e kompanisë 5D dhe të dërgojë menjëherë përpara drejtësisë vartësit e korruptuar të Erion Veliajt në Bashkinë Tiranë, sëbashku me këtë të fundit, i cili e ka kthyer sot institucionin e bashkisë në monumentin më të madh të korrupsionit në vend. Vetëm një drejtësi pa regji, është zgjidhja e vetme për korrupsionin galopant në të cilin lundron sot vendi ynë. Vetëm një drejtësi e cila nuk ka dy standarde e nuk burgos pa asnjë provë apo akuzë Kryetarin e Opozitës, por çon përpara drejtësisë bazuar mbi fakte dhe dokumenta të pakontestueshme hajdutët në qeveri e bashki, është ilaçi i duhur për këtë situatë kritike me shpërdorimin dhe vjedhjen e fondeve publike në vend.

Ju faleminderit.

Pas

Remitancat arrijnë rekordin e 930 milionë eurove në 2023, nga cikli i ri i emigracionit dhe kanalet informale

Para

Situata aktuale politike në vend/ Diplomati Agim Nesho: 35 vjet demokraci dhe Shqipëria vë në pikëpyetje demokracinë dhe mendon se do ketë një regjim të ri diktatorial

Para
Situata aktuale politike në vend/ Diplomati Agim Nesho: 35 vjet demokraci dhe Shqipëria vë në pikëpyetje demokracinë dhe mendon se do ketë një regjim të ri diktatorial

Situata aktuale politike në vend/ Diplomati Agim Nesho: 35 vjet demokraci dhe Shqipëria vë në pikëpyetje demokracinë dhe mendon se do ketë një regjim të ri diktatorial

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend, PD apel qytetarëve: Largohuni nga zonat e rrezikshme, qeveria po dështon në menaxhim

Flakët në Borsh dalin jashtë kontrollit, rrezikohen banesat pranë vatrave të zjarrit

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

14 kg drogë e fshehur në frigorifer, si u kap 52-vjeçari shqiptar në Bolonja

Britania dhe Jordania koordinojnë hedhjen ajrore të ndihmave në Gaza, shtohen thirrjet për njohjen e shtetit palestinez

“Na ka humbur vajza”/ Pushuesit nga Kosova ngrenë më këmbë policinë, gjendet pas disa orësh 9-vjeçarja në plazhin e Shëngjinit

Ministri Fidan pret në seancën inauguruese të Platformës së Paqes në Ballkan homologët e tij nga Ballkani

Shijak, flakët përfshijnë masivin pyjor në fshatin Shetel

Zjarre të shumta edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra aktive në 8 orët e fundit

“Europa duhet të mbledhë veten”, Trump në Skoci: Emigracioni masiv po e dëmton kontinentin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.