14:19 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tabaku: Ato që shkojnë përditë tek SPAK mund të luftojnë korrupsionin

18:04 | 30/03/2024
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Amnistia Penale/ Tabaku: Parlamenti nuk është mburoja e korrupsionit në nivele të larta dhe as amnistuesi tij

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka publikuar një video ku ka analizuar skemën korruçtive të ngritur nga qeveria në nivel vendor dhe qendror që shqiptarët e panë pas arrestimeve të fundit ë drejtorëve të Bashkisë Tiranë.

Në video ajo ngre pyetjen se si ka mundësi që asnjë insttucion shtetëror nuk ka dërguar asnjë kallëzim penal në SPAK në lidhje me shkeljet?! Dhe për këtë ajo nënvizon se shkaku është sistemi korrupsionit që qeveria ka ngritur. Sipas saj, kjo do të thotë që nuk mund të kemi një qeveri që lufton korrupsionin nëse nuk kemi një të tillë që e denoncon.

Prandaj sipas saj është parlamenti ai që duhet të angazhohet në luftën kundër këtij sistemi dhe posaçerisht opozita.

“A e dini sa kallëzime ka bërë qeveria në SPAK? Zero kallëzime në tatime, dogana, koncesione a thua se i ka punët vaj qeveria dhe nuk ka nevojë të kallëzojë asgjë. Ndërkohë që arrestimet e ditëve të fundit në nivel lokal dhe nivel qendror treguan se sot nuk ekziston asnjë sistem parandalues për korrupsionin. Që nuk ekziston asnjë filtër, ku zyrtarë publik me poste publike, po pa kontribute publike dhe pa kontribut politik krijojnë kompani, marrin tendera, marrin koncesione, marrin leje ndërtimi japin favore familjarëve të tyre dhe e përdorin buxhetin e shtetit si bankomatin e tyre personal. Sigurisht që kjo ndodh me vullnet politik, me shkelje syri politike por tregon që sistemi ka dështuar. Tregon që auditi, kontrolli tek të gjithë filtrat me atë që ndodh me financat publike nuk kanë funksionuar. Për këtë arsye kemi nevojë për një qasje të re për të luftuar korrupsionin sistemik, këtë korrupsionin endemik që është duke gërryer çdo qelizë të qeverisjes. Kemi nevojë për një mënyrë të re, për një qasje të re duke nisur nga ligjet bazë tek ato më specifike. Për të nisur nga fushat me prokurimet, tatimet, me koncesionet, me pronën dhe kadastrën, me të gjitha ato sektorë që ofrojnë shërbime dhe në qendër të kësaj lufte duhet vendosur parlamenti. Nuk kam asnjë besim që ato që sot shkojnë përditë tek SPAK mund ta luftojnë korrupsionin.”

Pas

Basha: Listat e hapura ripërtërijnë edhe elitën politike brenda partive

Para

Greqia arreston anëtarin e një bande që përfitoi miliarda dollarë nga kontrabanda

Para
Greqia arreston anëtarin e një bande që përfitoi miliarda dollarë nga kontrabanda

Greqia arreston anëtarin e një bande që përfitoi miliarda dollarë nga kontrabanda

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ngacmoi seksualisht vajzën e tij të mitur, arrestohet 55-vjeçari në Lezhë

Operacioni anti-drogë i SPAK, GJKKO liron një prej te arrestuarve, u ndalua gabimisht. Konfirmohen masat për 5 të tjerët

Situata e zjarreve/ Kryeministria jep të dhënat për çdo qark: 2 helikopterë hungarezë dhe 2 Canadair operuan në Vlorë

Bashkia e Tiranës thirrje qytetarëve: Raportoni zaptimet e hapësirave publike në “Tirana Ime”

Fëmijë dhe të rritur në panik/ Goma mori flakë, pasagjerët e American Airlines evakuohen nga avioni përmes rrëshqitëses së emergjencës

Mediat italiane pasqyrojnë zjarret në jug të Shqipërisë: Situatë kritike në Borsh, evakuohen turistë dhe banorë

Humb jetën 69-vjeçarja, dyshohet se pësoi arrest kardiak pasi u fut në det

Situata e vështirë me zjarret/ BE në ndihmë Shqipërisë, dërgon një avion zjarrfikës Canadair

5 palestinezë të tjerë vdesin në Gaza brenda 24 orëve nga kequshqyerja

As edhe një ton të vetëm:” Presidenti kolumbian urdhëron marinën të ndalojë dërgesat e qymyrit në Izrael

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.