Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për mjekun Edmond Gashi, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre” në skandalin e Onkologjikut.
Mjeku që bëri pazar me jetët e pacientëve te spitali i Onkologjikut, pas gati 100 minutash në gjykatë, doli nga ana e pasme, aty ku kalojnë vetëm gjyqtarët e prokurorët, ndërsa ia futi vrap për t’i ikur gazetarëve.
Edhe në orën 10:30, para se të hynte në Gjykatën e Apelit, ku e prisnin gazetarët, mjeku Gashi nxitoi për t’i shmangur ata, teksa tha: Bëj vetëm punën.