Deputeti Fatmir Mediu, duke folur në Kuvend për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, tha se ka dy vende në Ballkan që nuk zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme: Serbia dhe Shqipëria.
Mediu tha se ne si vend anëtar i NATO-s duhet të plotësojmë të gjitha detyrimet. “Reforma zgjedhore është për qytetarët, që ata të votojnë të lirë dhe ndershmërisht”, tha Mediu, duke shtuar se sot kemi arritur në fazën ku Damian Gjiknuri flet edhe në emrin e opozitës.
Duke folur për koalicionet, Mediu tha se nëse nuk do të ishin prishur koalicionet, sot do të kishim një tjetër mazhorancë.