Kandidatja demokrate Kamala Harris, e cila humbi zgjedhjet presidenciale, ka marrë në telefon Donald Trump, për ta uruar atë për fitoren e zgjedhjeve.
Lajmi është konfirmuar nga CBS News, partneri amerikan i BBC-së.
Gjatë bisedës telefonike, Harris theksoi transferimin paqësor të pushtetit, tha një ndihmës i lartë i Harris.
Gjithashtu, Harris pritet që të mbajë një fjalim publik disa orë më vonë.