Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Goxhja, gjatë fjalës së tij në Kuvend ka folur për bonusin e pensionistëve dhe skemën e pensioneve.
Për bonusin Gonxhja tha se është një lloj shpërblimi që rrjedh nga buxheti i shtetit dhe jepet në varësi të rritjes ekonomike. “Bonusi i pensionistëve është një lloj shpërblimi që siç e dini rrjedh nga buxheti i shtetit, programohet dhe jepet në varësi të rritjes ekonomike dhe rritjes buxhetore.
Theksoj edhe njëherë, nga ky bonus përfitojnë 724935 pensionistë dhe përfitues të tjerë, nga të cilët 611381 janë pensionistë me pension pleqërie dhe social. 656763 pension invaliditeti. E kam fjalën këtu, se dua të them për përmasën e këtij bonusi. 44561 persona me pension familjar, 3230 persona me trajtim të veçantë financiar.”, tha ministri.
Duke u ndalur te skema e pensioneve, ai tha se lidhet shumë me të shkuarën e politikave mbi pensionet, të cilat theksoi kanë ndikuar në mënyrë direkte mbi kredilitetin dhe mbi ardhmërinë e skemës së pensioneve.
“Situata aktuale e pensioneve lidhet shumë me të shkuarën e politikave mbi pensionet që ka ndikuar në mënyrë direkte mbi kredilitetin dhe mbi ardhmërinë e skemës së pensioneve. Skema e pensioneve ka të bëjë me atë që kontribuojmë, shumë vite përpara.