Nis pas pak mbledhja e Konferencë së Kryetarëve.
Dy nga pikat e takimit të kësaj mbledhjeje janë kërkesa e opozitës për krijimin e një komisioni parlamentar për reformën “Pakti për Fëmijët” si dhe draft kalendari për seancat plenare deri në mbyllje të sesionit për festat e fundvitit, më 27 dhjetor.
Sa i përket nismës për krijimin e një komisioni të ri parlamentar, ajo është propozuar nga deputetët Enkelejd Alibeaj, Merita Bakiu, Flutura Açka dhe Dashamir Shehu.
Nisma ka ardhur pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pranë shkollës Fan Noli ku humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani dhe u plagos shoku i tij. Pritet që krijimi i këtij komisioni të miratohet nga mazhoranca.