Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve Pranë Drejtorisë të Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka publikuar listën e emrave dhe pikët që kanë marrë kandidatët për të qenë shefa komisariatesh.
Në bazë të rezultateve, në vendin e parë është Ilirjan Demaj, që ka marrë 82 pikë.
Pas tij janë renditur Komisar Algert Gjonaj (80 pikë), kryekomisar Ermal Haxhi (80 pikë), Ervis Sançolli (79) dhe Alket Pashaj (78).
E vetmja grua kandidate, Alda Prela u rendit në vendin e 84-tërt me 70 pikë.