Nga 1 janari i vitit 2025, pensionistët e Tiranës do të udhëtojnë falas në të gjitha linjat urbane të kryeqytetit, ndërsa do të jetë Bashkia e Tiranës ajo që do të subvencionojë abonetë e tyre. Nga kjo nismë e propozuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe e miratuar nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, përfitojnë 177 mijë pensionistë, të cilët kanë mundësinë të pajisen me abone të përgjithshme falas për transportin publik.
Për regjistrimin në portalin e përfitimit të së drejtës për Abone Pensionisti, qyetarët duhet të paraqiten pranë njësive adminstrative respektive ku banojnë, duke filluar nga data 16.12.2024.
Bashkia e Tiranës sqaron se pajisja me bileta të pajtimit mujor (Abone Pensionisti) të përgjithshme, me të drejtë udhëtimi në linjat qyetase. sipas bashkisë Përfitues do të jenë të gjithë personat banues në Bashkinë e Tiranës, femrat që kanë mbushur moshën 60 vjeç dhe meshkujt të cilët kanë mbushur moshën 65 vjeç.
për të përfituar këtë shërbim duhet që qytetarët të paraqiten pranë njësive adminstrative respektive ku banojnë, me kartën e identitetit me qëllim regjistrimin në portalin e përfitimit të së drejtës me Abone Pensionisti.
Gjithashtu Qytetarët tashmë të regjistruar në portalin e përfitimit të Abonesë së Pensionistit, duhet të paraqiten çdo fund muaji për të përfituar abonenë e pensionistit për muajin pasardhës në pikat përkatëse të shpërndarjes me kartën e identitetit dhe foto.
ndërkohë Pajisja e qytetarëve përfitues me Abone Pensionisti, pranë pikave të shpërndarjes së aboneve të pensionistit, bëhet e shoqëruar me foto dhe plotësohet me emrin dhe mbiemrin e mbajtësit.
Ndërkohë pajisja me Biletën e Pajtimit Mujor (Abone Pensionisti) bëhet në pikat e përcaktuara që do njoftohen në vijim dhe që do jenë te kioskat pranë disa prej stacioneve të autobuzit.
Ndërkaq, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë masa lehtësuese edhe për studentët. Të gjithë studentët që janë të pajisur me Kartën e Studentit do të vazhdojnë të udhëtojnë falas.