05:38 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

PD kërkon dërgimin e mandatit në Kushtetuese, zbardhet qëndrimi i PS për deputetin Vullnet Sinaj

12:28 | 23/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
PD kërkon dërgimin e mandatit në Kushtetuese, zbardhet qëndrimi i PS për deputetin Vullnet Sinaj

Me votë ligjvënësit do të vendosin në seancën e ardhshme parlamentare mbi fatin e mandatit të deputetit të Partisë Socialiste Vullnet Sinaj. Mësohet se deputetët socialistë do të shfrytëzojnë opinionin e fundit të Komisionit të Venecias në momentin e votimit për të dërguar dosjen “Sinaj” në Gjykatën Kushtetutese ose jo.

Në mbledhjen e grupit parlamentar socialist të së hënës pasdite, është pohuar se nuk ka një vendim politik për këtë rast dhe se të gjithë deputetët e mazhorancës janë të lirë të votojnë sipas gjykimit personal. Kjo e mbështetur edhe në çfarë është shkruar ndër të tjera në opinionin e Komisionit të Venecias.

E gjithë procedura në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ka përfunduar pas seancave të shumta ku është dëgjuar edhe vetë deputeti Sinaj.

Në mbledhjen e 17 Janarit mazhoranca dhe opozita, edhe pse secila me një raport të vetin, dolën me të njëjtin përfundim, që do të jetë seanca plenare që do të vendosë nëse kërkesa e PD-së “për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj” do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

 

 

Vota e demokratëve është publike, të gjithë do të votojnë që çështja të shkojë për vendim në Gjykatën Kushtetutese. Ndërkohë që mazhoranca socialiste mësohet se do të mbështetet tek opinioni i fundit i datës 10 Dhjetor 2024 të Komisionit të Venecias ku ndër te tjera thuhet se deputetëve nuk mund t’u diktohet mënyra se si duhet të votojnë. Ky qëndrim i “Venecias” do të shfrytëzohet nga deputetët e mazhorancës socialiste për të qenë të lirë në vendimmarrjen personale, nëse dosja “Sinaj” të shkojë apo jo në Gjykatën Kushtetuese.

Një taktikë kjo që mund të përdoret nga shumica palramentare për të mbrojtur kolegun e tyre. Mbrojtje e cila është vënë re në intepretimet e mbajtura nga përfaqësuesit socialistë në mbledhjet e mëparshme të Këshillit të Mandateve.

Etiketa: Vullnet Sinaj
Pas

Projekti i BE për Drejtësinë Digjitale, Gonzato: Garantim i një drejtësie cilësore dhe efikase

Para

Organizonin lojëra fati me anë të celularëve, dy të arrestuar në Durrës, 2 procedohen në gjendje të lirë

Para
Organizonin lojëra fati me anë të celularëve, dy të arrestuar në Durrës, 2 procedohen në gjendje të lirë

Organizonin lojëra fati me anë të celularëve, dy të arrestuar në Durrës, 2 procedohen në gjendje të lirë

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.