00:18 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Izraeli intensifikon sulmet në Gaza. Evakuime masive, frikë për zgjerimin e ofensivës tokësore

15:34 | 30/06/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Izraeli intensifikon sulmet në Gaza. Evakuime masive, frikë për zgjerimin e ofensivës tokësore

Izraeli ka ndërmarrë një valë sulmesh ajrore rreth Rripit të Gazës, duke nxitur zhvendosje masive të qindra familjeve palestineze. Sipas dëshmitarëve dhe raportimeve lokale, ekipet e shpëtimit kishin rikuperuar trupat e 5 personave, ndërsa dhjetëra civilë të plagosur u dërguan në spitalin Al-Ahli në qytetin e Gazës. Sulmet pasojnë një prej urdhrave më të mëdha të evakuimit të lëshuar që prej rinisjes së luftës në muajin mars. Zhvillimet vijnë mes presionit në rritje ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu për t’u rifokusuar në përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje.

Banorët e Gazës thonë se dhjetëra sulme ajrore izraelite shënjestruan lagjet e populluara në lindje të qytetit, dhe video që qarkulluan në rrjet treguan skena të kaosit dhe shpërthimeve që ndriçonin qiellin e natës. Një prej sulmeve goditi një shkollë në lagjen Zeitoun, ku ishin strehuar familje të shpërngulura.

“Na shikoni, nuk jemi vetëm numra dhe fotografi. Jemi qenie njerëzore. Zoti na krijoi që të jetojmë si ju, si gjithë të tjerët. Është e drejta jonë të jetojmë — dhe të jetojmë me dinjitet, jo kështu të poshtëruar”, thotë Amani Se’alha, grua palestineze, për Reuters.

Forcat izraelite të mbrojtjes urdhëruan më herët evakuimin e qytetarëve nga pjesë të mëdha në Gazën veriore, në prag të sulmeve të reja. Mes përkeqësimit të krizës humanitare, po shtohet frika se urdhrat e evakuimit dhe zgjerimi i sulmeve ajrore janë pjesë e një plani të gjerë izraelit për të përhapur ofensivën më thellë në Gaza. Por ka gjithashtu spekulime në mediat izraelite se disa gjeneralë janë pranë konkluzionit se operacionet në Gaza janë drejt finalizimit. Lëvizjet e ardhshme të Netanjahut janë nën vëzhgim të rreptë, teksa shtohet presioni në shtëpi dhe jashtë vendit për të punuar për një armëpushim të ri.

Pas

Situata e zjarreve në disa zona të vendit , ndërhyrje dhe kontroll

Para

Tërmet në Napoli, magnituda më e lartë e regjistruar në 40 vitet e fundit

Para
Tërmet në Napoli, magnituda më e lartë e regjistruar në 40 vitet e fundit

Tërmet në Napoli, magnituda më e lartë e regjistruar në 40 vitet e fundit

 



Të Fundit

Takimi Rusi-Ukrainë në Turqi zgjati më pak se 1 orë! Palët ranë dakord për shkëmbim të ri të të burgosurve

Sulmuesi lë Juventusin, zyrtarizohet në Bundesligë

Tmerri i rrëzimit të avionit Air India nuk ka fund, të afërmit e viktimave: Po na japin trupat e gabuar

Arabia Saudite gati të ndihmojë në rimëkëmbjen e Sirisë, ministri i Jashtëm saudit njofton 4 miliardë dollarë investime në vend

Zjarr i madh në Turqi, 11 roje pylli humbin jetën duke luftuar me flakët

Macron dhe bashkëshortja e tij padisin për shpifje komentatoren amerikane Candace Owens

Vendet e Gjirit me një vizë të re të tipit Shengen

Komandanti i ushtrisë ukrainase i kërkon SHBA-ve dhe BE-së të sigurojnë më shumë mbrojtje ajrore dhe të lejojnë sulme thellë në Rusi

Vuajtjet e palestinezëve në Gaza, aktivistja Greta Thunberg proteston në Tiranë, thërret në shqip: Liri për Palestinën! Policia s’u lejoi marshimin drejt kryeministrisë

Franca i kërkon Zelenskyt të anulojë projektligjin kontrovers për korrupsionin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.