14:48 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Berisha nderon ish-ambasadorin gjerman Daum: Kavalieri i vetmuar që qëndroi në anën e lirisë dhe dinjitetit të shqiptarëve

11:40 | 10/07/2025
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha nderon ish-ambasadorin gjerman Daum: Kavalieri i vetmuar që qëndroi në anën e lirisë dhe dinjitetit të shqiptarëve

Gjatë ceremonisë për përurimin e shtatores së heroit të demokracisë Josif Budo në Kavajë, lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vlerësuar me nota të larta rolin dhe kontributin e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri, Werner Daum, në ngjarjet historike që çuan drejt përmbysjes së regjimit komunist.

Berisha e cilësoi ambasadorin Daum si një “mik të përjetshëm të lirisë së shqiptarëve”, duke theksuar se në një kohë të errët për vendin, ai zgjodhi të qëndrojë në krah të qytetarëve që kërkonin liri, duke transformuar ambasadën gjermane në një simbol të shpresës dhe kurajos.

“Ambasadori Daum ishte një kavalier i vetmuar që qëndroi në anën e të rinjve idealistë dhe qytetarëve liridashës të Shqipërisë, në një kohë kur shumë të tjerë mendonin se diktatori shqiptar ishte thjesht një ‘Gorbaçov lokal’,” – tha Berisha.

Sipas tij, ambasadori gjerman nuk i besoi narrativave që justifikonin regjimin dhe nuk e pranoi mentalitetin se shqiptarët ishin të destinuar të jetonin nën diktaturë. Në vend të kësaj, ai besoi se shqiptarët meritonin të njëjtën liri si popujt e tjerë të Evropës Lindore dhe veproi në përputhje me këtë bindje.

“Ambasadori Daum qëndroi në anën e Josif Budos, qëndroi në anën e Kavajës dhe të të gjithë atyre që luftuan për dinjitet dhe demokraci. Historia i dha të drejtë,” – përfundoi Berisha.

Pas

Vrasja e 23-vjeçarit në Ulëz, del ekspertiza: I riu ka vdekur nga asfiksia, e kanë mbytur

Para

Toka dhe biznese të shumta/ Prokuroria e Gjirokastrës kërkon konfiskimin e pasurive të një personi

Para
Toka dhe biznese të shumta/ Prokuroria e Gjirokastrës kërkon konfiskimin e pasurive të një personi

Toka dhe biznese të shumta/ Prokuroria e Gjirokastrës kërkon konfiskimin e pasurive të një personi

 



Të Fundit

SIGURIA DETARE/Monitorim intensiv nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detare

Papa Leone: Jepini fund barbarisë në Gaza, mbroni civilët

Sulmi me dronë në Moskë, 142 pajisje rrëzohen, dëme në kryeqytet

Po shembte një mur rrethues në banesën e tij, 51-vjeçari mbetet poshtë gërmadhave! Mbërrin pa shenja jete në spital

Ndalet përkohësisht konflikti në jugun e Sirisë, grupet beduine largohen nga Suwayda

Zjarr në një banesë në lagjen “Granicë”, shkak një defekt në bombolën e gazit

Vijon zjarri në malin e fshatit Dukat/ Ndërhyrje nga ajri, era favorizon përhapjen

Kurbin / Operacioni antikanabis “Koordinata” godet kultivimin e kanabisit në Fushë-Milot

Putin nuk ndalet, përgatit sulm me 2 mijë dronë ndaj Ukrainës! Rusia: Kemi përpauar në lindje dhe jug

Radhimë / Ndërtonte pa leje një beach bar dhe zinte hapësirë publike,shpallet në kërkim 45-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.