Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet intensive përgjatë vijës bregdetare, me fokus lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme.
Gjatë kontrolleve në plazhin e Shkëmbit të Kavajës, u konstatuan ambiente publike të zëna pa leje, me çadra dhe shezlongë, të vendosura nga një shtetase.
Si rezultat:
-
U sekuestruan 120 komplete çadra dhe shezlongë
-
U procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja A. Sh., 42 vjeçe, banuese në Tiranë, për uzurpim të hapësirës publike
Policia bën me dije se kontrollet do të vijojnë gjatë gjithë sezonit veror, në të gjithë bregdetin e Durrësit, me qëllim garantimin e aksesit të lirë për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve të subjekteve në zonat turistike.
Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast shkeljeje në numrin pa pagesë 112 ose përmes Komisariatit Dixhital.