Liverpooli me fitore spektakolare ndaj Watfordit në ‘Anfield Road’, ka rrëmbyer vendin e parë në Premierligë.
Skuadra e Jurgen Klopp u tregua e jashtëzakonshëm përballë Watfordit, skuadër të cilën e mposhti me rezultat të thellë 6:1 në kuadër të xhiros së 11-të të Premierligës.
Gjithçka nisi mirë për Liverpoolin, duke siguruar fitoren që në pjesën e parë, me tre golat e shënuar nga Mane, Coutinho dhe Can.
Në pjesën e dytë, Liverpooli shënoi edhe tre herë, nëpërmjet Firminos dhe Mane, për këtë të fundit ky ishte goli i dytë në këtë ndeshje, dhe në fund të saj, rezultatin përfundimtar e vulosi Wijnaldum, duke shënaur për 6:1 në minutën e 91′.
Pas kësaj fitore, Liverpooli renditet në vendin e parë në Premierligë me 26 pikë, një më shumë se Chelsea dhe dy më shumë se City dhe Arsenal.
Georginjo Wijnaldum Goal – Liverpool 6-1… by FootballLiveGoals