Trëndafile Visha, gazetarja e njohur me 20 vite përvojë ka promovuar sot dy librat e saj. ‘’M’i kanë vjedhur sytë’’ dhe ‘’I njëjti fat në 100 udhëtime’’ janë titujt e librave të autores, pjesëmarrëse edhe në panairin e librit të mbajtur disa ditë më parë në Tiranë.
Visha prej vitesh pjesë e shkrimeve në të përditshmen ‘’Gazeta Shqiptare’’ edhe në shkrimet e saj dallon për stilin letrar dhe ngjyrimin stilistik që iu jep lajmeve. Një krijimtari e nisur prej vitesh finalizuar me këto dy libra, të cilët autorja zgjedh t’i ndajë me publikun. Një në prozë e tjetri në poezi.
Vishën e kanë uruar për publikimin e këtyre librave miq e figura të njohura të gazetarisë shqiptare.