Xhampiero Ventura teksa ka vizituar stadiumin e Palermos ditën e sotme ka folur dhe për sfidën që do të luhet mes Italisë dhe Shqipërisë me 24 mars.
Trajneri i “Azzureve” në një prononcim për sajtin zyrtar të klubit të Palermos e cilësoi përballjen me kuqezinjtë më të vështirën të të gjithë edicionit kualifikues.
“Shpresoj që të ndikojë faktori fushë në këtë stadiumin. Pasi më kujtohet se sa herë që kam luajtur nuk na ka munguar asnjëherë mbështetja e tifozëve. Përballja me Shqipërinë do të jetë më e vështira në grup për ne. Nëse nuk arrijmë të fitojmë ndaj Shqipërisë do ta kemi të vështirë të marrim kryesimin në grup. Në këto dy vite ndeshja Itali – Shqipëri është më e rëndësishmja. Do të luhet në Palermo pasi tifozët kanë treguar gjithmonë përkrahje maksimale ndaj Kombëtares. Uroj që të jetë një ogur i mirë dhe për klubin”- tha Ventura.