Skënderbeu ka zhvilluar seancën e sotme stërvitore në kompleksion “Tropikal”. Kampionët në fuqi po përgatiten në kuadër të javës së 15-të të Superligës për ndeshjen e radhës që do të luajnë ndaj Teutës.
Skuadra e drejtuar nga Andrea Agostineli po kalon një moment të vështirë në fazën offensive. Ndaj dhe trajneri italian kërkon nga ekipi që të japë maksimumin për t’iu rikthyer fitoreve.
Skënderbeu ndan kreun me Kukësin nën kuotën e 28 pikëve, por parakalohet nga djemtë e Gjokës për shkak të golavarazhit.