Kryetari i opozitës në Maqedoni Goran Zaev ka deklaruar mbrëmë në një emision televiziv vetëm dy ditë para zgjedhjeve se Maqedonia nën drejtimin e tij nuk do të bëjë compromise për emrin. Sipas tij kjo nuk ka për të ndodhur. Mes tij dhe Gruevskit ishte parashikuar një takim ditën e djeshme në një televizion maqedonas, por Gruevski nuk u shfaq.
Edhe pse televizioni Tellma mbrëmë parashikoi përballjen mes të dyve, përsëri në fund intervista u zhvillua vetëm me Zaevin, dhe se karrikja ku duhej të uleshte Gruevski, ishte e shprazët.
Në pyetjen nëse LSDM do t’i humbasë zgjedhjet, Zaev do të tërhiqet nga politika, ai paralajmëroi se do të tërhiqet nga politika, madje edhe nga pozita e kryetarit të komunës.
”Duhet të qartësohet dhe të ritheksohet se LSDM nuk do të largohet nga vija e kuqe. Kjo do të thotë se ne nuk e ndryshojmë Kushtetutën dhe emrin kushtetues. Ne do të jemi transparent e jo si pushteti aktual që diskutonte për një Maqedoni të epërme ose të poshtme. Për çdo gjë do të ketë referendum. Nuk është lindur ende një njeri të mendoj se do të ndryshohet Kushtetuta dhe identitetit.”