Këngëtarja me famë botërore Rihana, njihet tashmë për stilin e saj unik dhe të veçantë. Në këtë drejtim mund të themi me bindje se nuk e konkuron njeri. Kohët e fundit ajo është fotografuar me një veshje sanitareje.
Kjo në fakt nuk ka të bëjë me profesionin e saj por me një film në të cilin ajo do të jetë protagoniste së shpejti. Filmi quhet “Ocean Eleven”. Rihana pritet të luajë pranë emrave të njohur të aktorëve si: Sandra Bullock, Cate Blanchet etj.
Kjo nuk është hera e parë e këngëtares si aktore. Përmendim këtu një ndër filmat e realizuar si: “Battleship”.