I ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në Vizion + Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati preku shumë tema që lidhen me politikën e jashtme të Shqipërisë, ndërsa ka folur për herë të parë për shkëmbimin e mesazheve me vëllain e ministrit të LSI-së, Leonard Koka.
Sipas Bushatit, “s’kam të njëjtin presion apo intesitet që kanë një pjesë prej kolegëve të mi, që janë në një sektor më strategjik apo më tepër të ekspozuar përballë krimit të organizuar”.
“Unë mund të kem mesazhe të ndryshme, ndoshta s’kam të njëjtin presion apo intesitet që kanë një pjesë prej kolegëve të mi, që janë në një sektor më strategjik apo më tepër të ekspozuar përballë krimit të organizuar. Por mund tu garantoj se nuk është mesazhi i vetëm, ai mesazh që unë kam marrë dhe nuk më bën asnjë lloj përshtypje. Unë nuk e njoh këtë njeri dhe as do e njoh, deri në ditën e fundit që do të jem në politikë. Sepse unë shpresoj shumë që gjatë kontributit në jetën publike, do të bëj një detyrë edhe për ata që do të vijnë pas meje, edhe për fëmijët e mij por edhe për fëmijët e të tjerëve”, tha Bushati.
Ditë më parë vëllai i ministrit të LSI-së, Lefter Koka, Leonard Koka, akuzonte ministrine jashtëm Ditmir Bushati për emërimet klienteliste dhe korruptive në diplomaci duke shtuar se do të publikonte të tjera fakte.
Kujtojmë se Leonard Koka është një nga personat që ka ndërmjetësuar mes Metës dhe Ramës për marrëveshjen e 1 prillit, që u finalizua me koalicionin PS-LSI që fitoi zgjedhjet e qershorit 2013.