Dy shqiptarë janë arrestuar nga Karabinierët në Itali. Siç raportojnë mediat e vendit fqinj, në pranga kanë rënë Alfret Jakimi, 39-vjeç dhe Gjergj Gega, 25 vjeç.
Ndaj Jakimit ishte lëshuar më herët një urdhër-arresti pasi i mbeten edhe 2 vite, 9 muaj e 18 ditë burgim për të shlyer për akuzat e vjedhjes dhe grabitjes në banesa.
Gega ka tentuar t’ia mbathë duke sulmuar fizikisht efektivët e policisë. Tashmë ai do të akuzohet edhe për lëndime dhe rezistencë ndaj policisë, ndërsa është në pritje të gjykimit.
Arrestimi i tyre u bë në Capua, në Caserta, teksa ishin në një makinë tip Renault Clio.
Fotot e dy shqiptarëve të arrestuar:
Gjergj Gega Alfret Jakimi