Pas debateve të ashpra midis Bashës dhe Metës ka reaguar dhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili i cili i kundërpërgjigjet kreut të PD-së.
PD ka akuzuar deputetin Shkëlqim Selami, që ka fshehur të dhënat e tij kriminale si edhe dënimin që ka patur në Itali, dhe LSI-në si bashkëautore e vjedhjeve dhe abuzimeve të qeverisë, dhe është shprehur kundër kundër konçesionit të laboratorëve.
Sipas Vasilit problemi i PD-së nuk është LSI-ja por oligarkia dhe shton se nuk është në dijeni se ndonjë deputet ka rekorde kriminale.
“Basha duhet të zgjedhë midis realitetit apo qiellit të 7-të. Basha duhet të ndajë se ku është këtu apo në Hollandë. Problemi i PD nuk është LSI-ja, por oligarkia. Mbi të gjitha aleanca për qytetarim dhe interesin me qytetarët. Dekriminalizimi është standard i panegociueshëm i LSI-së. Nuk kam pasur informacion për asnjë deputet me rekorde të tilla.”, është shprehur Vasili.
Ndër të tjera, Vasili shtoi se LSI është në mbështetje totale të prokurorise për të zbardhur çështjen dhe se kushdo që ka probleme me dekriminalizimin nuk është më pjesë e LSI-së.
Sipas tij, dekriminalizimi është themeli për suksesin e reformës në drejtësi dhe të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.