Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën të mbyllin misionin e tyre në Turqi pas të shtënave me armë shënuar gjatë natës. Ky vendim vjen pas incidentit jashtë ambasadës amerikane që pasoi vrasjen e ambasadorit rus në shtetin turk.
“Një individ iu afrua portës së ambasadës së SHBA-ve në Ankara dhe qëlloi rreth tetë herë më armë duke thirrur “Mos luani me ne”, u shpreh ambasada në deklaratën e saj, teksa shtoi se fatmirësisht askush nuk u lëndua dhe personi i identifikuar si Sahim S. u ndalua.
Incidenti u regjistrua në orën 03:50 pas mesante, disa orë pas vrasjes së ambasadorit Andrei Karlov. Institucioni i ambasadës amerikane në Turqi ndodhet në anën tjetër të rrugës në raport me qendrën e arteve ku u vra ambasadori Karlov.
“Misioni i SHBA-ve kujton qytetarët e saj të rishikojnë planet personale të sigurisë dhe të tregohen vigjilentë duke ndërmarrë hapat e duhur .”, vijon më tej ambasada. (XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”205″ exclusions=”158,159,160,163,164,165,166,331,333,335″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]