Stafi i “Top Channel” dhe i “Digitalb” së bashku me “SuperSport” festuan dje mbrëmjen e fundvitit, ku ishim të pranishëm shumë emra të njohur të muzikës shqiptare dhe personazhe të tjerë të ekranit dhe botës së sportit.
Alban Skënderaj, Eneda Tarifa, Eugent Bushpepaj, Renis Gjoka, Sinan Hoxha ishin të ftuar speciale ku kënduan disa prej këngëve të tyre më të njohura për publikun shqiptar. Pjesë e kësaj festë ishin dhe disa prej lojtarëve të Kombëtares Shqiptare si, Bekim Balaj, Jahmir Hyka, Odise Roshi, Armando Sadiku dhe ish-futbollisti i Skënderbeut Blendi Shkëmbi. Grupit ju bashkangjit më pas edhe trajneri i kuqezinjëve, Xhani de Biazi së bashku me të tjerë personazhe të njohura të futbollit shqiptar.
Balaj, Roshi, Hyka dhe Sadiku ishin në miqësinë e dy gazetareve bukuroshe të “Super Sport” Ilda Bejleri dhe Vilma Masha dhe gazetarin Alban Xhihani.
Batutat
Pronarja e “Digitalb”, Viollca Hoxha hapi mbrëmjen me fjalimin saj, duke treguar ecurinë e suksesit të medias që drejton, mirëpo menjëherë pas zonjës Hoxha, në skenë u ftuar drejtori i “Top Medias” Alban Jaho, i cili thjesht uroi për festat e fundvitit. Ndërsa sapo mori mikrofonin tha: “ Unë nuk kam çfarë të them tani, sepse Viollca lexoi fjalimin tim”. Ndërsa në sallë shpërthyen të qeshurat me batutën e zotit Jaho.
Një ndër momentet më të këndshme ishte dalja e sulmuesit të Kombëtares Shqiptare, Bekim Balaj në skenë, i ftuar nga Dritan Shakohoxha dhe moderatorja simpatike e mbrëmjes Elona Duro.
Balaj nuk nguroi të ngjitej dhe të pranonte sfidën për të kënduar me Eneda Tarifën. Futbollisti shkodran zgjodhi të këndojë live këngën e njohur tashmë që ai e këndon pothuajse në çdo festë “M’ka shku menja me u fejue”. Përpara se të nisin të këndojnë Eneda thotë se nuk di ti bie asnjë vegle muzikore kështu që do të improvizojmë dhe pyet Balajn nëse ai din. Ky i fundit i përgjigjet: “As unë, por i bien mikrofonit të dy”. Përgjigje që shkakton të qeshura tek të ftuarit ndërsa Eneda i thotë : “Unë i bie mirë” dhe Bekimi e mbyll me “Unë do të përpiqem”.
Lori Hoxha prezanton Sinan Hoxhën
Një tjetër moment interesant ishte prezantimi i Sinan Hoxhës nga trashigimtarja e “Top Channel” Lori Hoxha.
“Nuk e kisha menduar kurrë që do të prezantoja Sinan Hoxhën”- thotë Lori. Menjëherë sapo ngjitet Sinani në skenë merr mikrofonin dhe përpara se të nisë të këndojë, ndez njëherë sallën me disa batuta interesante që shkaktuan të qeshura tek të ftuarit.
“Publik më me tëngarllik se ju nuk kisha parë ndonjëherë. Secili në hesap të vet, të vesh e të pispillos. Po ju ç’keni, se mirë Lori Hoxhës i shkon tëngarlliku se ka pare”.
Këngëtari më i suksesshëm i muzikës shqiptare të lehtë dhe popullore dhuroi një atmofserë të mrekullueshme me kënget e tij, ndërsa të gjithë të pranishmit kënduan, kërcyen dhe hodhën valle nën ritmin e muzikës së tij. /A.L. Shuplaka/