Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri ka reaguar ditën e sotme pas tërmeteve që goditën zonën e Patosit ditën e djeshme. Sipas qytetarëve të cilët zhvilluan një protestë mesditën e djeshme, pas lëkundjeve që u ndjenë në mëngjes, kjo është shkaktuar nga shpërthimi i posit të naftës së Kompanisë ‘’Bankers’’.
Prandaj sot siç duket ka ardhur dhe reagimi i Ministrisë. Gjiknuri ka ngritur grupin e punës në të cilën do të marrin pjesë përfaqësues të Ministrisë, ARMO-së, përfaqësues nga Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore dhe institucione të tjera që kanë lidhje me ccështjen.
Në fund do të raportohet nëse tërmetet janë të nxitura apo jo nga shpërthimet që bëjnë kompanitë e naftës në Patos. (E.K/ SHUPLAKA)
https://www.youtube.com/watch?v=H8PLZtcKQ-0