Personi që u cilësua si bashkëpunëtor në vjedhjen e shënuar një ditë më parë në “Tirana Bank” tek “21 Dhjetori” ka reaguar menjëherë duke u paraqitur vetë në polici pas lajmit që nisi të qarkullojë për infiltrimin e tij në vjedhje.
I identifikuar si E. Kodra, ai shprehet se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se ndodhej aty për të kryer disa veprime në bankomat. “Kam bërë disa veprime në bankomat, nuk kam lidhje me ngjarjen.”, ka deklaruar Kodra.
E. Kodra ka mohuar përfshirjen në krim, përkundër lajmit që qarkulloi gjatë paradites në medie nisur nga një foto e siguruar nga kamera e një biznesi në zonë ku ai është filmuar në ambientet përpara bankës pak minuta përpara se të kryhej vjedhja. (XH.A/SHUPLAKA)