Me rastin e festave të fundvitit Lëvizja Rinore për Integrim po bëhet gati të organizojë një festë ndryshe nga ato që kanë organizuar partitë politike deri më tani në Shqipëri.
Motoja e festës është “Dua Shqip” dhe çdo i ri që do të marrë pjesë duhet të ketë patjetër veshur simbole kombëtare.
“Lëvizja Rinore për Integrim ka kënaqësinë t’ju ftojë në mbrëmjen festive “Dua Shqip”, e cila organizohet ditën e premte, dt 23 dhjetor 2016, tek “2A Film” në Kinostudio. Ju lutem respektoni kodin e veshjes me motive tradicionale shqiptare (plis, brezore ose jelek”, thuhet në njoftimin e LSI-së.
Ndërsa ka qenë nën/kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim, Klevi Pojana, i cili ka dhënë detaje mbi festën në fjalë.
“LRI organizon festën më të bukur të fundvitit! Nën temën “DuaShqip”, te rinj nga e gjithë Shqipëria do të festojnë, këndojnë, kërcejnë, flasin, konsumojnë, promovojnë shqip! Motive tradicionale dhe element nga çdo trevë e Shqipërisë do të mbushin një natë të krenarisë kombëtare! Historia, tradita dhe e vjetra do të rikthehen në vëmendje nga rinia, sepse në Lëvizjen Rinore për Integrim të rinjtë vlerësojnë të shkuarën dhe gjejnë aty motivet për të ardhmen! Shqipëria, Europes mëmë do ti bashkohet dhe në standarte duke e prezantuar virtyet më të mira të kombit tonë!”, shkruan Pojana në Facebook.
Të rinjtë e LRI-së kanë nisur punën intensive për të organizuar gjithçka në perfeksion ndaj dhe ethet e emocioneve shihen te të gjithë ata. (A.R/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”282″ exclusions=”158,159,160,163,164,165,166″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]