Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka folur sërish për “Dekriminalizimin”, çështje për të cilën shprehet se është tema që po mbyll këtë vit. Ai thekson se vijohet ende të ketë në krye të funksioneve publike, persona që kanë kryer krime dhe kjo është e papranueshme.
Ai shprehet se vitin e ardhshëm, partitë politike janë të ftuara të “riciklojnë” këto personazhe. Ato kanë përpara vetëm dy alternative: shkelmimin e besimit ose kthimn e tij tek politika dhe shteti. Ministri i Drejtësisë shpreh bindjen se viti i ardhshëm do të jetë viti i kthesës.
Reagimi i ministrit Manjani për Dekriminalizimin
Përshëndetje,
“Dekriminalizimi” i institucioneve publike nga persona me të shkuar kriminale është tema që po mbyll këtë vit.
Përtej diskutimeve procedurale mbi dokumenta dhe të drejtat e njeriut një gjë mbetet: kemi ende persona,që në jetën e tyre kanë kryer një krim dhe që janë zgjedhur apo emëruar në një detyrë publike! Kjo ishte moralisht e papranueshme dhe tashmë është dhe ligjërisht e tillë!
Debati politik mbi çështje konkrete nuk ndihmon! Politika duhet vetëm të distancohet sot dhe të mos lejojë nesër (vitin e ardhshëm) penetrimin e “krimineleve” të rinj në funksione drejtuese!
Nuk bëhet dot as politikë e as shtet me funksionarë vulnerabel, pra të kapur peng nga e shkuara e tyre! I burgosuri nuk mund të bëhet gardian! Ai/ajo që fjalët “ç’a ke që sheh” i përdor rregullisht nuk mund të drejtojë asgjë, përveç egos personale!
Kështu që “dekriminalizimi” si koncept i veçantë ligjor pati një efekt.
Viti që vjen është ftesë për Partitë Politike të ndalojnë “riciklimin” e këtyre personazheve!
Janë dy alternativa:të kthejmë besimin tek politika dhe shteti, ose ta shkalljmojmë atë (besimin) përfundimisht!
Kam mendimin se të pastrit, të diturit, të drejtët, të përkushtuarit dhe punëtorët do kthejnë besimin!
Të tjerët të lënë në mes të rrugës!
Jam i bindur që viti 2017 do jetë viti i kthesës!
Kështu do ta gëzojmë vërtetë vitin që vjen!
(XH.A/SHUPLAKA)