Kristiano Ronaldo ka prezantuar të “dashurën” e tij më të re. Nuk bëhet fjalë për partnere, por për makinën e tij më të re. Ylli i Realit të Madridit i ka dhuruar vetës për fundvit një Benz, C-class sportiv e 2016-ës. Sulmuesi portugez pasi kaloi një sezon të shkëlqyer me Realin dhe Kombëtaren e tij, ku u vlerësua dhe “Lojtari më i mirë i Vitit”.
31-vjeçari mposhti Leonel Messin, duke fituar për të katërten herë “Topin e Artë”. CR7 ka një dashuri të veçantë për makinat, ku në garazhin e tij nuk mungojnë nga më të ndryshmet, Ferrari, Bugati, Benza e të tjera marka moderne.