Një histori tronditëse është ajo e Annës, vajzës që u rrëmbye dhe u mbajt si skllave seksi për 13 vite rresht. Gjatë kësaj periudhe abuzimi, ajo lindi katër fëmijë.
Në trajtimin e kësaj historie, “Mirror” shkruan se gjatë më shumë se një decade që Anna Ruston u mbajt si skllave, kontakti i vetëm i saj me botën e jashtme ishin vizitat në spital. Ajo shkonte aty për të trajtuar lëndimet e shkaktuara nga rrahja brutale.
Katër krijesa të pafajshme lindën si pasojë e përdhunimeve të vazhdueshme, të cilat u shitën më vonë nga monstra.
Anna Ruston ishte vetëm 15 vjeç kur u rrëmbye dhe u izolua. Emri i saj u ndryshua për sigurinë e saj, e cila nuk ndihej e gatshme për të treguar historinë e saj. (XH.A/SHUPLAKA)