Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka bërë me dije se në vitin 2017, Kosova ka si prioritet aplikimin për statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Hoxhaj u shpreh se shteti kosovar ka miratuar axhendën europiane të reformave që përfshin 17 prioritete. Nëse Kosova i përmbush ato, atëherë i hapet rruga për aplikimin për statusin e vendit kandidat.
Unë jam i mendimit që Qeveria, Kuvendi i Kosovës, mediat dhe institucionet tjera duhet t’i kryejnë këto 17 prioritete në vitin 2017. Nëse kjo ndodhë atëherë na shtrohet cili është shpërblimi? Çka marrim? Qëllim strategjik për qytetarët e Kosovës është liberalizimi i vizave, derisa qëllim për shtetin e Kosovës është aplikimi. Kjo duhet të ndërlidhet edhe në agjendën e Kosovës në bisedimet me Serbinë. Kosova nuk duhet të bëjë kompromise nëse nuk shpërblehet në rrugën evropiane”, është shprehur Hoxhaj.
Gjatë intervistës të dhënë për KTV, ai bëri me dije se procesi i anëtarësimit mund të zgjasë dy deri në tre vjet. (XH.A/SHUPLAKA)